Dashuria ndaj Pejgamberit s.a.w.s

Vëllezër të nderuar !

Falënderimi, lavdërimi, madhërimi dhe adhurimi i takon vetëm All-lluhut të Madhëruar, vetëm Atë e adhurojmë vetëm prej Atij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi të dërguarin e fundit, Muhammedin s.a.v.s., birin e Abdullahut mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët që ndjekin rrugën e tij gjer në ditën e gjykimit.

Të gjithë besimtarët në sipërfaqen e tokës e respektojnë, e nderojnë dhe e duan Muhammedin s.a.v.s me gojë dhe me zemër, por a thua me vepra ku janë. Ndonjëri ndoshta ka dëshirë të dijë se kush është më i afërt apo më i largët nga i dërguari i All-llahut, kush e do më shumë Muhammedin s.a.v.s. !????..

Përgjigja në këto pyetje do të ishte: Muhammedin s.a.v.s. e duan të gjithë ata të cilët e dëgjojnë, e respektojnë me zemër e me shpirt dhe i shtinë në jetë veprat dhe porositë e tij.

Ne mund të themi me plot gojë se e duam Muhammedin s.a.v.s., por pastaj të mos i kushtojmë fare kujdes porosive, sikur të jenë ato porosi - emanate fare të parëndësishme, që kalojnë pranë nesh duke mos medituar e kuptuar ato.

E ne ndoshta mund të jemi prej atyre që i zbatojmë këto porosi - emanate dhe do të përfitojmë prej tyre, çka sheh se mund të jetë e dobishme. Por ne konsiderojmë se jemi prej këtij grupit të dytë. Grup ky, i cili e do Muhamedin s.a.v.s., përkujdeset në respektimin e tij (e njëkohësisht që është edhe respekt ndaj All-llahut xh.sh.) dhe largimin e asaj që e ka ndaluar dhe qortuar.

Çka është me rendësi të dimë dhe ta mbajmë në mend këtu: Këto fjalë janë argument kundër teje para të dërguarit të All-llahut të Madhëruar, ditën kurë e takon atë tek All-llahu i lartësuar. Andaj të bëhemi të kujdesshëm, t'i hapim veshët, sytë, e gjithashtu mendjen dhe logjikën tonë, në mënyrë që të dëgjojmë fjalët, porositë - emanetet e të dërguarit tone Muhammedit s.a.v.s. Lidhur me këtë All-llahu i Lartësuar thotë: "Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Al-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre". (Nisa:80).

Po ashtu në ajetin tjetër i Lartësuari thotë: "Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merreni e çka t'ju ndalojë, përmbahuni dhe keni frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër". (Hashr:7)

Ne do ta bënim një pyetje? A ka kush prej besimtarëve që logjikojnë dhe e kërkojnë xhennetin!? Ne duhet ta dimë se e tërë lumturia qëndron në respektin dhe bindjen ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij. All-llahu i lartësuar thot: "E kushdo që i bindet All-llahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mire janë ata". (Nisa 69)

Ndërkaq i tërë dëshpërimi qëndron në mosrespektimin dhe mosbindjen ndaj All-llahut xh.sh. dhe të dërguarit të Tij. All-llahu i Lartësuar thot: "E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe i shkelë dispozitat e Tij, atë e shti në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rendë". (Nisa 14)

Secili që dëshiron xhennetin atë do ta fitojë, nuk do të privohet nga ajo askush; me siguri, ky është qëndrim i ehli synnetit dhe xhematit, por kjo nuk mund të arrihet vetëm se me një kusht, ky kusht është: respekti dhe bindja ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij në çdo gjë që kanë urdhëruar dhe largim nga gjithë ajo që kanë ndaluar, ashtu siç kanë përmendur dijetarët.

Ndërkaq, kush refuzon bindjen dhe respektin ndaj All-llahut dhe të dërguarit, refuzon praktikimin e metodologjisë së tij, nuk mbron synnetin e tij, atëherë nuk ka dyshim se vendbanimi i tij është xhehennemi, All-llahu na ruajt dhe na mbrojt prej tij.

I dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thenë: "I gjithë ummeti do të hyjë në xhennet, vetëm ai që refuzon." Po kush refuzon? - i thanë të pranishmit. "Kush më bindet mua do të hyjë në xhennet, ndërkaq kush nuk më bindet, ai ka refuzuar", u tha i dërguari i Allahut.

Morali është mesazhi i pejgamberit tonë të nderuar s.a.v.s. sjellja e mire është një veçori me të cilën është cilësuar gjatë tërë jetës së tij dhe është një xhevahir, themel i shpalljes. Muhammedi s.a.v.s. ka thenë: "Vërtetë, jam dërguar në përsosjen e vlerave morale." Ndërsa, Ajsheja r.a. duke e përshkruar atë thotë: "Ishte Kur'an i cili ecte në tokë". Do të thotë ai ishte çdo vepër e mirë, çdo sjellje fisnike, të cilën e do All-llahu dhe i dërguari i Tij dhe largohej nga çdo vepër dhje sjellje të cilën e urren All-llahu.

I dërguari i All-llahut të urdhëron me sadaka (lëmoshë), mbajtjen e premtimit, realizimin e marrëveshjeve, sjellje të mire, uljen e shikimit. Po ashtu të urdhëron të mos jesh gënjeshtar, shkatërrues e dëmtues, si rezultat i kësaj thotë i derguari i All-llahut s.a.v.s.: "Njeriu me moral të mire mund të arrijë gradën e agjëruesit dhe falësit". Prapë në një hadith tjetër i dërguari i all-llahut s.a.v.s. Thotë: "Ju jeni ummeti i fundit, ju jeni populli i shpalljes së fundit, jeni populli më i mire që keni dalë, kapuni forte për moralin tim do të shpëtoni dhe do të jeni të ngritur në këtë dhe në botën tjetër e do të ndihmoheni, e nëse jo, atëherë do të jeni të humbur, e nëse braktisni moralin e synetin tim, atëherë do të humbni e do të shkatërroheni"

Në vazhdim Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "O ummeti im, përmirësohuni dhe bëhuni prej atyre që përmirësojnë. O ummeti i Muhammedit, do të kalojë koha e do të vijnë brezat e rinj të mire që do të përmirësojnë, e brezi i keq do të shtohet fesati, ndaj shpërblimi do të jetë nga lloji i punës. Nëse bashkëjetoni me të prishurit, mos heshtni. Nëse bashkëjetoni me ata që vjedhin - tjetërsojnë pasurinë e ummetit, mos heshtni, mos heshtni assesi, se për ndryshe do të bëheni si ata. Po çfarë të bëni? Ngritni zërin kundër çdo padrejtësie e ndaj të padrejtëve. Mos u nënshtroni padrejtësisë e të jeni të kënaqur me të, por thoni të vërtetën, qoftë ajo e hidhur. Ndihmoni atyre të drejtëve, e mos keni frikë". Kurse All-llahu xh.sh.thotë: "Më e drejtë është t'i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë". (Teube,13)

Thotë i dërguari i All-llahut s.a.v.s.: "Nëse njerëzit shohin padrejtësinë (apo të pa drejtin) e nuk e kapin për dorë, All-llahu do t'i dënojë edhe ata". "O ummeti im, mos u pikëlloni e dëshpëroni, mos u nënshtroni, ngase Allahu është me ju, Ai është ndihmës i juaj nëse ju e ndihmoni Atë". Ndërsa Allahu i Madhërishën në Kur'an thotë: "O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja." (Muhamed, 7.)

Gjithë kjo dobësi dhe nënçmim do të ndryshojë e të shndërohet në fuqi, krenari dhe ndihmë, vetëm përqendrohuni në të vërtetën dhe mbroni atë, dijeni se gjithmonë fitorja është në anën e Allahut të lartësuar, të dërguarit dhe besimdrejtëve.

Allahu i Lartësuar thotë: "Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë." (Saf, 8-9).

Po ashtu, thotë: "Ata thonë: 'Nëse do të kthehemi (prej luftës me beni mustalikët) në Medinë, ai më i forti prej aty pa tjetër ka për ta përzënë atë më të dobëtin' (ashtu thanë). Ndërsa e tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë." (Munafikun, .

Për përfundim, lusim All-llahun xh.sh. që të na udhëzoj dhe të na ndihmoj në realizimin e qëllimeve dhe aspiratave tona fetare dhe kombëtare... Amin.

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451621 visitors (1421198 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free