Bëhu si Ummu Selimi



Bëhu si Ummu Selimi
 
 
 
   Martesa në Islam është një çështje shumë me rëndësi. Martesa është kushti i parë i formimit të familjes dhe i lumturisë. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka çmuar dy gjëra te mashkulli i cili shkon te përgjegjësi i femrës për ta kërkuar atë. Ai salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Nëse ju vjen ndonjë njeri (për t’ua kërkuar ndonjë vajzë) dhe ju e pëlqeni fenë e tij (devotshmërinë e tij) dhe moralin e tij, martojeni atë vajzë me të." Termidhiu.
   Ne e kemi shembullin më të mirë tek Ummu Selimi, të cilën ka shkuar për ta kërkuar për martesë Ebu Talha, i cili nuk ka qenë musliman në atë kohë. Ummu Selimi i tha: -Burrë si ti nuk refuzohet, mirëpo ti je qafir (jobesimtar), kurse unë jam një grua muslimane. Nëse ti e pranon Islamin, ky do të jetë mehri im dhe nuk dëshiroj diçka tjetër përveç kësaj. (Mehri është një kërkesë e gruas ndaj burrit të saj, kjo kërkesë mund të jetë para, mësim i ndonjë diturie të dobishme, ari, argjendi etj.) Ebu Talha e pranoi Islamin dhe u martua me të.
   Në një transmetim tjetër, Ummu Selimi i tha: -A e di se Zotin që po adhuron ti është një dru i gdhendur nga një "habeshij" (njeri i zi), nga filan fisi? Tha: -Po. Ummu Selimi i tha: -A nuk të vjen turp të adhurosh një dru, i cili del nga toka, të cilën e ka gdhendur një "habeshij" (njeri i zi), nga filan fis? Nëse ti e pranon Islamin, nuk do të kërkoj sadaka (lëmoshë apo mehër) përveç kësaj.
Ebu Talha i tha: -Do të mendohem dhe do të të tregoj.
Shkoi dhe pas një kohe erdhi dhe tha: -La ilahe il-laAllah ue eshhedu enne Muhammeden resulullah. (Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut subhanehu ue teala dhe se Muhamedi salallahu alejhi ue selem është i Dërguar i Tij.)
Ummu Selimi i tha djalit të saj: -O Enes, martoje Ebu Talhan me mua.

   Në një transmetim tjetër, Ebu Talha i tha Ummu Selimit: -O Rumejsa, ku janë ari dhe argjendi? Ummu Selimi i tha: -Unë nuk dëshiroj ar dhe argjend, nuk dëshiroj përveç Islamit asgjë, nuk dua mehër tjetër përveç Islamit. I tha Ebu Talha: -Si ta pranoj Islamin? Tha: -Shko te Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe pranoje Islamin përpara tij.
   U nis Ebu Talha dhe si e pa Pejgamberi salallahu alejhi ue selem Ebu Talhan, u tha të pranishmëve: "Po ju vjen Ebu Talha, po shkëlqen Islami në mes të dy syve të tij."
   Pastaj ia tregoi Ebu Talha ngjarjen e tij me Ummu Selimin dhe i martoi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem me mehrin që kishte caktuar Ummu Selimi.
   O vëllezër muslimanë, mos t’ju dalë nga mendja udhëzimi i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, se si t’i zgjidhni burrat e vajzave apo të motrave tuaja; mos t’ju mashtrojë fizionomia e mashkullit apo pasuria e kësaj bote. Kini frikë Allahun për një çështje e cila është në dorën tuaj. Kini kujdes dhe mos e tradhtoni amanetin (porosinë) e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem; mos i martoni vajzat tuaja apo motrat tuaja me ndonjë njeri i cili nuk i plotëson këto dy kushte që ka cekur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: 1. feja (devotshmëria) dhe 2. morali.
   Gjithashtu po ju drejtohem edhe motrave muslimane duke iu thënë: Bëhuni si Ummu Selimi dhe mos pranoni të martoheni me ndonjë mashkull që nuk i plotëson këto dy kushte. Mos t’ju mashtrojë pasuria e kësaj bote, sepse pasuria e botës së amshueshme është shumë më e vlefshme.


Përktheu dhe përshtati: Eroll Nesimi
11.4.2008
 
 
 
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451382 visitors (1419373 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free