A i jemi nënshtruar vërtet Allahut

A i jemi nënshtruar vërtet Allahut
 
 
 
Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin e Allahut. Musliman i vërtet është ai i cili ia ka nënshtruar veten e tij Allahut, në fjalë dhe vepra, në vetmi dhe shoqëri, në vepra të brendshme  e të jashtme, në moral dhe sjellje.

Ibn Mubareku është pyetur se cila është gjëra më e mirë që i është dhënë njeriut?  Ka thënë: “Mendja e shëndoshë.” I thanë: “Po nëse nuk e posedon këtë?” Tha: “Morali i mirë.” I thanë: “E nëse nuk e posedon?” Tha: “Një vëlla i mirë që e këshillon.”  I thanë: “Po nëse nuk e posedon?” Tha: “Heshtje e gjatë.”  I thanë: “E nëse nuk e posedon  as këtë?” Tha: “Vdekje sa më e shpejtë.”

Të mençurit nuk i fshihen nga syri i tij të metat e tij, ngase kush nuk i sheh të  metat e tij nuk i sheh edhe të  mirat e të tjerëve. Prej dënimeve më të rënda ndaj njeriut në këtë botë është mosparja e të metave të tij, ngase nuk i lë të këqijat ai i cili nuk e sheh e  nuk i njeh ato dhe nuk i arrin të mirat e njerëzve ai që nuk i sheh ato.

Të mençurit janë ata të cilët mendojnë  për Allahun, fenë dhe ligjin e Tij dhe ata janë të cilët kanë thënë se Allahu është Zoti ynë, pastaj janë përqendruar në atë dhe i janë dorëzuar Allahut të Lartësuar. Për këtë Allahu i Lartësuar e ka regjistruar pranimin e muxhriminëve (kriminelëve) në xhehenem, pasi ata nuk i kanë shfrytëzuar mendjet e tyre  në marrjen (e urdhrave dhe ndalesave) nga Allahu dhe i dërguari e tij (alejhi selam).

Allahu i Madhëruaur thotë: “Dhe thonë: ‘Sikur të kishim dëgjuar dhe të kishim menduar nuk do të ishim në mesin e banorëve  të zjarrit’.” Mulk, 10.

Të mençur janë ata të cilët i kanë mendjet e shëndosha, të cilët kanë marrë për udhëzues Kuranin e shenjtë dhe prej asaj që kanë dëgjuar kanë pasuar më të mirën, atëherë i  ka udhëzuar Allahu në rugën e drejtë, ku dhe thotë: “E ti përgëzoji pra robërit e Mi, të cilët dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që Allahu i udhëzoi në rrugën e drejtë  dhe të tillët janë ata të mençurit.”  Zumer, 17-18.

Allahu i ka cilësuar  këta njerëz njerëzit me fetarë, siç ka thënë në Suretu Nisa: “Kush ka fe më të mirë se sa ai që sinqerisht i është bindur (nënshtruar) Allahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejt të Ibrahimit?”

I dërguari ynë (salallahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij (radiallahu anhum) kanë qenë më të mirët e këtij umeti, më të nënshtruarit ndaj Allahut  të Lartësuar. Ata kanë qenë mutekun (të devotshëm, të përkushtuarit) .

Në këtë libër do t’i prezantojmë disa shembuj prej jetës së  këtyre njerëzve të mëdhenj, që ta peshojmë Islamin tonë dhe punët tona me Islamin e tyre dhe punët e tyre dhe të shikojmë si po punojmë e të pyesim: a jemi nënshtruar vërtet Allahut të Lartësuar në jetën tonë apo dëshirat tona apo ne i përkasim Islamit me emër, e jo në realitet.

Nënshtrimi ndaj Allahut shihet atëherë kur i peshojmë punët tona me punët e tyre, qëndrimin tonë me qëndrimin e tyre, moralin tonë me moralin e tyre.  Allahu i Lartësuar  thotë: “Kështu pra, nëse ata besojnë kësisoj, ashtu siç besoni ju, atëherë ata janë të udhëzuar (në rrugë të drejtë ), por nëse ata shmangen, atëherë ata janë në kundërshtim me të vërtetën  e të shmangur prej saj.

Kërkesat e nënshtrimit ndaj Allahut

1 . Nënshtrimi ndaj Allahut  kërkon lënien e punëve të injorancës:

Allahu i Lartësuar thotë: “A mos kërkojnë fe tjetër në vend të fesë së Allahut (Islamit, adhurimit vetëm të Allahut), ndërkohë që Atij iu nënshtruan gjithë krijesat në qiej e në tokë, me dëshirë e pa dëshirë. Dhe tek Ai do të kthehen të gjitha.” Ali Imran,  83.

Tregimi i idhullit në qafë të qenit.

Safa dhe Merua para Islamit dhe pas tij.

Hind bint Utbeh i thyen zotrat e injorancës.

1. Umer bin el Xhermuh (është ky një nga shokët e të dërguarit të Allahut alejhi selam) e adhuronte një idhull para Islamit  që quhej Menaf, por disa fëmijë prej fisit të tij e kishin pranuar Islamin dhe prisnin derisa hynte nata pastaj hynin në shtëpinë ku gjendej idhulli i tij dhe i hidhnin në të ndyrësira dhe ia lidhnin një qenë të ngordhur në qafe, por kur e pa Umeri në këtë gjendje e mori dhe filloi ta fyej duke thënë :

Vallahi, sikur të ishe zot

nuk do të ishe ti dhe qeni në një grup të ndyrë

Turp për zotat si ti të poshtëruar

tani të zbuluam sa jemi mashtruar .

“ Sijer alam nubela” Vëll. I, f. 235.

2.  Transmeton Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) nga Asim bin Sulejmani se ka thënë e kam pyetur Enesin për kodrën Safa dhe Merua më tha: “Mendonim se të bësh tavaf  në to është prej punëve të injorancës dhe kur  erdhi Islami e ndaluam tavafin, por zbriti ajeti uranor: “Safa dhe Merua janë nga shenjat (për adhurimin ) e Allahut.” Bekare, 158 .

Tregon Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ata e kanë lënë tavafin në Safa dhe Merua në fillim të Islamit duke menduar se janë nga punët e injorancës, por kanë zbritur ajetet dhe kanë treguar se ato janë shenja të Allahut.

Pra, muslimani i vërtetë e di se Islami ia obligon atij lënien e të gjitha shenjave, punëve dhe zakoneve të injorancës.

Dhe këtë ngjarje do ta tregoj për një grua të mençur  që t’i zgjoj mendjet e vëllezërve dhe motrave  muslimane.

Kjo është Hind bint Utbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e Ebu Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur ajo e pranoi Islamin, e mori idhullin e saj që e kishte në shtëpi dhe e bëri copë-copë dhe thoshte: “Kemi qenë me ty në mashtrim.”

 Tabakat ibn Sad  Vëll.VIII, f. 238

Pra thoshte se ishim në mashtrim, ngase mendonim se na sjellë dobi dhe ruan prej                                                                te këqijave, por nuk e gjetëm këtë.

Po imani i saj dhe sinqeriteti i saj në nënshtrim ndaj Allahut e bëri që të bëjë kufër mbi tagutin (idhullin ) që e kishte, i cili e kishte devijuar një kohë të gjatë.

Dhe kjo që e kishte bërë Hindi ishte një vepër e lëvduar dhe mendim i drejtë dhe kapje e fortë pas fesë së  Allahut. Allahu në Kuran thotë:

“Kushdo që mohon tagutin dhe beson në Allahun, atëherë ai është kapur për hallkën më të fortë që nuk thyhet kurrë.” Bekare, 256 .

A nuk ka ardhur koha për vëllezërit dhe motrat tona muslimane që të largohen nga një idhull, i cili është prej idhujve më shkatërrues, ku para tij qëndrojnë kohën më të madhe të tyre? Idhull i cili ju lejon haramin dhe ju ndalon hallallin dhe i ndalon ata nga përmendja e Allahut, nga namazi dhe ua mëson atyre metodën e shkatërrimit, i cili shkatërron moralin dhe çdo gjë që është me vlerë e tallet me Islamin e pasuesit e tij dhe ua mëson njerëzve krimin,  ju zbukuron të rinjve devijimin.

Ky është idhulli që flet, televizioni dhe të ngjashmet me të si: interneti, video, programe të ndryshme satelitore, të cilat përhapin prostitucionin dhe tradhtinë, e luftojnë moralin e pastër dhe i përhapin manipulimet e armiqve të Allahut kundër Islamit. Më e keqja është se na dalin disa të ashtuquajtur  intelektualë  (pasues të epsheve) duke thënë se ky idhull zgjidh probleme shoqërore! Sa probleme janë zgjidhur deri sot dhe sa probleme kanë mbetur pa u zgjedhur? A është kjo që shfaqet në këto programe, takime, koncerte, filma të ndryshëm, tradhti bashkëshortore, krime të llojeve të ndryshme dhe mënyra të vepruarit të tyre, a është kjo zgjidhja e problemeve shoqërore?!

Çdo shtëpi, e cila është sprovuar me këtë idhull  shkatërrues, është shtëpi nga e cila ka pushuar shejtani prej hyrjes në të, për shkak se gjendet kush mund ta luaj rolin e tij dhe në mënyrë më taktike.

Një djalë, i cili nuk kishte përfunduar ende shkollën fillore, i telefononte një shoku të tij duke i thënë ne këtë program tani ka filluar një film amoral. A është kjo zgjidhja e problemeve shoqërore? Mirëpo lind pyetja se nuk mund të gjykojmë me një rast të veçantë të  gjithë shoqërinë. Themi se programet që shfaqen në të janë të llojeve të ndryshme, por nuk kemi parë asnjëherë një program që flet për Islam apo për Kuran,  me përjashtim të urimit të festës së Bajramit dhe atë brenda pak  sekondave.

O vëllezër dhe motra myslimane! O ju që keni besuar Allahun Zot dhe që keni pranuar  Muhamedin (alejhi selam), a nuk ka ardhur koha që të kenë frikë zemrat tona prej Allahut? A nuk ka ardhur koha që t’i nënshtrohemi me një sinqeritet të vërtetë Allahut dhe t’i largojmë këta idhuj nga shtëpitë tona, idhuj të cilët na thyen moralin e pastër brenda një kohe të shkurtër? Na e humbën turpin që  e kishim dhe na mësuan se çdo lakuriqësi dhe imoralitet, pirje alkooli, mosrespektim i prindërve është kulturë bashkëkohore!

O vëllezër dhe motra myslimane! Ai që i ka besuar Allahut dhe të dërguarit të tij, le të largohet nga ky idhull dhe ta zëvendësojë atë me lexim të fjalëve te Allahut dhe të Muhamedit (alejhi selam) dhe pas një kohe le ta shikojë veten e tij, a është më i kënaqur se më parë? Pa dyshim, se kush dëshiron që ta takojë Allahun me zemër të pastër  dhe të lërë pas tij pasardhës që do të bëhen mbrojë prej zjarrit të xhehenemit, do ta bëjë këtë, inshallah.

Përktheu: Bedri Robaj

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 256190 visitors (1038531 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=