''Mëso gjuhën e faljes''

                                                ''Mëso gjuhën e faljes''

“..le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq. Vallë a nuk doni që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.”1

Allahu të mëshiroftë, mëso gjuhën e faljes!
Allahu të forcoftë, shijo kënaqësinë e faljes!
Allahu të udhëzoftë, ji afër Allahut me falje!
Allahu të nderoftë, njëra nga dyert e krenarisë është falja!
Allahu të ndihmoftë, përqendroje veten në falje!

Vëlla dhe motër!

Siguroje veten në hapësirat e faljes duke i falur të gjithë, duke i lënë veprimet e tyre jo të mira, se kështu e pengon të keqen. Falësi është më afër Allahut dhe afër njerëzve.
Ai i cili do shpërblim, ngrohtësi, kujtim të mirë, le të jetë i durueshëm, ta durojë të hidhurën, të vizitojë kur nuk vizitohet, të japë kur nuk i jepet, të jetë i butë me të paditurin, të falë kur i bëhet zullum.

Imam Shafiu thotë:

Pasi kam falur, nuk kam urryer askënd,
Kështu nga brengat armiqësore u qetësova.
E përshëndes armikun kur e takoj,
Të keqen me përshëndetje e pengoj.

“..edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.2

 

 

1 Nur, 22.
2 Ali Imran, 134.

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 261746 visitors (1048113 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=