Çka është islamizmi

Pas falënderimit të Zotit xh.sh. dhe lëvdatave e përshëndetjeve dërguar Muhammedit s.a.v.s., sot do të flasim për Islamizmin, çka është Islamizmi.

Vëllezër xhematë, shpesh herë kemi dëgjuar nëpërmjet shtypit apo tubimeve të ndryshme me intelektual të cilët nuk i përkasin Islamit të cilët fusin huti dhe mbjellin paqartësi si ideologjia islame, feja Muhammedane, klerikët muslimanë, priftërinjtë muslimanë etj. Përdorimi i termit Islamizëm është më i shpeshtë dhe më i afërt me kuptimin për fenë Islame. Formulimet tjera janë larg saktësisë dhe tregojnë shtrembërim të emërtimit të fesë Islame.

Feja Islame apo Islami nuk është ideologji, filozofi, doktrinë e as dogmë, por fe e cila ka zanafillën bashkë me njeriun e parë në botë, me Ademin a.s. Tri fetë qiellore nuk janë vepra njerëzore, pavarësisht nga modifikimet që kanë bërë njerëzit të caktuar me burime të caktuara e sidomos në Tevrat e në Ungjill. Feja Islame nuk mund të quhet ideologji, filozofi apo doktrinë, sepse këto i formulojnë njerëzit dhe ato vdesin bashkë me themeluesit e tyre, herët apo vonë.

Feja ka burim hyjnor dhe nuk zhduket pa u zhdukur njerëzimi. Islami nuk është fe Muhammedane apo Muhammedanizëm sepse themeluesi i fesë Islame nuk është Muhammedi s.a.v.s. ai është njeri dhe i dërguar Profet, ku thotë edhe vetë All-llahu xh.sh. në Kur'an në suren Ali Imran, ajeti 144: "Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar."

Vëllezër besimtar, feja jonë Islame nuk është dogmë por është fe e hapur, burimi i së cilës çdo ditë e më tepër zbërthehet dhe kuptohet në përputhje me mundësitë të cilat i arrin njeriu t'i vej në shërbim të njohjes së këtij burimi (Kur'anit) i cili i drejtohet njerëzimit. All-llahu xh.sh. në ajetin 53 të sures Fusilet thotë: "Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë."

All-llahu xh.sh. në suren Hud ajeti 7 thotë: "Ai është i cili krijoi qiejt e token."

Ndërsa në suren Rum ajeti 22 thotë: "Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz".

Islami bashkëjeton me gjenerata në kohë e në hapësirë që 14 shekuj, në fillim në Gadishullin Arabik e sot në mbarë botën.

Në Evropë Islami është i pranishëm prej shekullit të VIII-të, këtë fe nuk e sollën turqit për ta quajtur fe turko-islame, e sollën vetë arabët, por nuk është fe arabe apo arabo-islame, por është vetëm fe Islame, i dedikohet gjithë njerëzimit, është fe gjithënjerëzore, mbinacionale dhe mbishtetërore, e cila i trajton në mënyrë të barabartë të gjithë popujt e përkatësive të ndryshme nacionale, kombi, race apo gjuhe.

Besimtarë të nderuar! Islami me Kur'anin e shenjtë i garanton njeriut deklarim të lirë pa përdorim të dhunës.

Allahu xh.sh. në suren El Bekare, ajeti 256 thotë: "Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota."

Çdo diktatorë apo imperatorë, mbretë apo burrështeti e përdorë dhunën për të mbrojtur ideologjinë e vet, ndërsa Islami është fe e cila siguron jetë të sigurt dhe të qetë.

Në suren Isra, ajetin33 All-llahu xh.sh. thotë: "Dhe mos e mbytni njeriun që All-llahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati)."

Dhe në fund vlen të përmendet se All-llahu nuk e ngarkon askë përtej mundësive të veta, ku në suren El Bekare, ajeti 286 thotë: "All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij."

Në fund kërkojmë nga All-llahu xh.sh. të na mbrojë neve dhe muslimanët në mbarë rruzullin tokësorë, ta ruajmë dhe ta përhapim Islamin të cilin e ka garantuar vetë All-llahu xh.sh. sepse feja e pranuar te Zoti është feja Islame.

 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 258708 visitors (1044029 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=