Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit

 Mësova se mendja është si ara, ku çdo ide që e mendojmë për një kohë të gjatë është njësoj si ujitja. S'ka dyshim se do të korrim vetëm atë që kemi mbjellë nga mendimet tona pozitive ose negative.

 Mësova se në shkollë dhe në universitet mësojmë gjëra, pastaj ballafaqohemi me provime; kurse në jetë ballafaqohemi me provime, pastaj mësojmë gjëra.

 Mësova se një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është si të studiosh një muaj.

 Mësova se nuk është me rëndësi për ty se ku gjendesh tani, por me rëndësi është se për ku je nisur të shkosh.

 Mësova se më mirë është për njeriun të ecë si breshkë në rrugën e vërtetë, sesa si një dre në rrugën e gabuar.

 Mësova se shpesh humbja e betejës të mëson se si fitohet lufta.

 Mësova se ekzistojnë shumë njerëz që kërkojnë dituri, por prej tyre pak janë të kulturuar.

 Mësova se çelësi i dështimit është të mundosh kënaqjen e çdo personi që njeh.

 Mësova se nuk duhet ta matësh veten me atë që ke arritur deri tani, por duhet ta matësh me atë që duhet të arrish në të ardhmen, duke krahasuar aftësitë e tua.

 Mësova se njerëzit që më së shumti na dëmtojnë janë personat që u kemi dhënë gjithë besimin tonë, për arsye se, me njohjen e fshehtësive tona, ata i përdorin kundër nesh atëherë kur ne kemi mospajtim me ta, e kjo padyshim është tradhti.


 Mësova se suksesi nuk është gjithçka, por ajo që kërkohet është dëshira për sukses.

 Mësova se jeta i ngjan një ndeshjeje boksi, ku me rëndësi nuk është nëse i ke humbur të gjitha raundet, por e gjithë ajo që kërkohet prej teje është ta rrëzosh kundërshtarin me një goditje të fuqishme në disa sekonda dhe kështu të dalësh fitues.

 Mësova se nëse njeriu dëshiron të ketë sukses, atëherë duhet të largohet nga personat që janë pesimistë, negativë, të mërishëm..., për shkak se nëse jemi larg tyre, konsiderohet më pak e dëmshme sesa po të jenë me ne. Pesimizmi, negativiteti, mëria (hasedi) janë sëmundje shkatërruese si kolera.

 Mësova se ai që fiton një milion (euro) në vit nuk punon 1000 herë më shumë se ai që fiton 1000 (euro) në vit, fshehtësia është se si i punon mendja.

 Mësova se personat e suksesshëm marrin vendime me shpejtësi dhe i ndryshojnë me ngadalësi, kurse personat e dështuar marrin vendime me ngadalësi dhe i ndryshojnë me shpejtësi.

 Mësova se çdo gjë që shohim është e madhërishme në jetë, duke filluar nga ideja e çdo fillimi të vogël.

 Mësova se çdoherë ekziston një rrugë më e mirë për të kryer një punë, ndërsa gjetja e saj është e domosdoshme.

 Mësova se më mirë është për njeriun që të pendohet për atë që ka bërë, se të vajtojë për atë që nuk e ka bërë.

 Mësova se puna e mirë është shumë më e vlefshme se fjala e mirë.

 Mësova se njerëzit harrojnë shpejtësinë me të cilën e kryejnë punën, mirëpo kujtojnë formën e saj.

 Mësova se njeriu nuk mund të jetë përparimtar përderisa të mos provojë gjërat me të cilat nuk është mësuar (të pazakonshmet).

 Mësova se dështuesit gjithmonë thonë se suksesi është vetëm fat.

 Mësova se pa vështirësi nuk ka realizim të ambicieve.

 Mësova se njohuria nuk konsiderohet fuqi në kohën e shpejtësive, të internetit dhe të kompjuterit, por praktikimi i njohurive është fuqi.

 Mësova se fati në jetë është një pikë që lidhet me parapërgatitjen e mirë dhe shansin që vjen.

 Mësova se dështimi nuk është gjëja më e keqe në këtë botë, por dështim i vërtetë është të mos provojmë fare.

 Mësova se ekzistojnë disa njerëz që notojnë në drejtim të anijes e disa të tjerë e humbin kohën duke e pritur atë.

 Mësova se ekzistojnë dy mënyra për të pasur një ndërtesë të lartë; ose të shkatërrosh të gjitha ndërtesat që ke afër, ose të ndërtosh më të lartën nga të tjerët- zgjidh gjithmonë të dytën.

 Mësova se njeriu nuk shkatërrohet kur humb, por kur tërhiqet.

 Mësova se në këtë jetë nuk arrihet diçka e madhe pa vullnet


 Mësova se ai që fiton është ai që është më i qëndrueshëm dhe që ka durim.

 Mësova se buzëqeshja do të thotë shumë, por nuk na shpenzon asgjë.

 Mësova se të gjitha zbulimet që i shohim tani, para se te zbulohen janë konsideruar si të pamundura.

 Mësova se shikimi i gjërave të thjeshta, që shumica e njerëzve zakonisht i konsiderojnë si të pavlera, i bën disa njerëz të pasur.

 Mësova se nëse kalon kohë të këndshme duke luajtur, atëherë ti je fituesi, edhe nëse ke humbur me rezultat.

 Mësova se arma më e suksesshme që ka njeriu është koha dhe durimi.

 Mësova se njeriu nuk duhet të mundohet të jetë njeri i suksesshëm, por të mundohet për të qenë njeri që ka vlerë, e pas kësaj suksesi vjen vetë.

 Mësova se dështuesit janë dy llojesh: ata që mendojnë pa realizuar dhe lloji tjetër janë ata që realizojnë pa menduar.

 Mësova se ata të cilët kanë guxim ta ballafaqojnë dështimin, janë ata që i përmbysin vështirësitë dhe arrijnë fitore.

 Mësova se ai që ngjitet lart shkëlqyeshëm, përqendrohet në qëllimin e tij dhe nuk shikon poshtë për shkak se rreziqet i turbullojnë mendjen. Thënie të urta Fudajl b. Ijadi ka thënë: “Kush kërkon një vëlla pa të meta, do të mbetet gjithmonë pa vëlla.”
Ebu Derda ka thënë: “Qortimi i vëllait është më i mirë sesa humbja e tij.”
Disa të tjerë kanë thënë: “Çuditem me një njeri i cili qan për vdekjen e dikujt me lot e nuk qan për vdekjen e zemrës së tij me gjak.”
Çudi më e madhe se kjo është që njeriu t’i shohë të metat e dikujt të mëdha, ndërsa ndaj të metave të veta është i verbër.
Kanë thënë disa selefë: “Nëse dëgjoni muezinin duke thënë “Hajalesalah (ejani në namaz)” e nuk më shihni në saf, më kërkoni në varreza (të vdekur).”
Nuk është rrezik në kohën e teknologjisë që të zbulojmë mjete të cilat mendojnë si njeriu, por rreziku më i madh është që të ekzistojnë njerëz të cilët mendojnë si ato mjete.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452028 visitors (1422505 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free